Merkel-Obama, takim në Shtëpinë e Bardhë

07/06/2011 18:05

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbërritur sot në Shtëpinë e Bardhë, në kuadër të një vizite zyrtare që parashikon një seri bisedimesh me presidentin Barack Obama.

Axhenda e vizitës parashikon një bisedë kokë më kokë mes dy liderëve, që më pas do të zgjerohet me pjesëmarrjen e delegacioneve përkatëse.

Obama dhe Merkel do të mbajnë edhe një konferencë për shtyp, pas një mëngjesi pune ku do të marrin pjesë edhe nënpresidenti Joe Biden dhe sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton.

Sipas informacioneve të pakonfirmuara, në qendër të bisedimeve do të jenë cështjet ushtarake dhe bashkëpunimi ekonomik.

Gjermania është i vetmi vend, të paktën në Evropë, që ka lënë pas krizën financiare dhe po sheh një rritje të ekonomisë dhe eksporteve të saj.

Top Channel