Meksikë, ushtria shkatërron narko-tanket

07/06/2011 17:10

Ushtarët meksikanë kanë shkatërruar katër “narko-tanke” të pajisur me celik anti-plumb, që dyshohet se ishin në shërbim të kartelit të Gjirit.

Automjetet u sekuestruan në një garazh në Kamargo, në shtetin veri-lindor të Tamaulipas, pas një beteje të ashpër mes ushtarëve dhe trafikantëve.

Autoritetet thanë se karteli përdorte këto tanke, të pajisur me ajër të kondicionuar dhe pllaka celiku, për të patrulluar shpërndarjen e drogës dhe transportin e saj në SHBA.

Burimet shtojnë më tej se dy anëtarë të kartelit të Gjirit, që bënin roje tek garazhi ku ndodheshin tanket, mbetën të vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e sigurisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA