Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Thomas Countryman ka
deklaruar se integrimi i tërësishëm i rajonit të Ballkanit në BE dhe në
NATO edhe më tej është angazhim kryesor për qeverinë amerikane.

“Statusi i Kosovës është përfundimtar, si dhe kufijtë e saj”, ka thënë Countryman gjatë një konference për media lidhur me zhvillimet më të reja në Ballkan.

Sipas tij, bën të ditur Telegraf, rihapja e cështjes së kufijve është e rrezikshme për rajonin, sepse vetëm sa do t’u jepte zjarr pasioneve nacionaliste.

“Nuk ka shtete monoetnike në rajon dhe beson fuqishëm në shoqëritë e atjeshme shumetnike si pjesë të ardhshme të BE së dhe NATO-s”, ka thënë Countryman.

Top Channel