Bakteri vrasës, sot mblidhet Këshilli i BE-së

07/06/2011 10:45

27 ministrat evropianë të Bujqësisë rreth orës 14 do të pwrplasen në
Luksemburg për të diskutuar për krizën në sektorin e frutave dhe
perimeve pas alarmit të ngritur nga bakteri vrasës E.Coli.

Asambleja, fillimisht e parashikuar për në 17 qershor, dedikuar problemeve të lindura pas epidemisë së lindur në Gjermani, është vendosur për sot nisur nga urgjenca e çështjes.

“Ministrat do të mblidhen për të përballuar problemin në optikën e efekteve të shkaktuara në tregun e frutave dhe perimeve”, ka shpjeguar zëdhënësi i presidencës hungareze, Marto Hajdu.

Top Channel