Irak, vriten pesë ushtarë amerikanë
06/06/2011 12:55
Pesë ushtarë amerikanë janë vrarë në Irak.
Lajmin e ka bërë të ditur komanda ushtarake amerikane, në një komunikatë, që nuk jep detaje rreth vdekjes së tyre, edhe nëse mediat irakianë flasin për një sulm me rakëta ndaj një baze ushtarake në Bagdad.
Me këto viktima shkon në 4.459 numri i ushtarakëve të vrarë në Irak, që prej nisjes së sulmit të vitit 2003.
Top Channel