Gjermani, E.Coli me prejardhje nga soja

05/06/2011 20:25

Filizat e sojes, të konsumuara të pagatuara mund të kenë qenë burimi i epidemisë së rëndë të E. coli në Gjermani dhe bëhet fjalë për prodhime vendase.

Në një konferencë shtypi në Hanover, Ministri i Bujqësisë në Saksoninë e Poshtme, Gert Linderman, deklaroi se autoritetet gjermane të shëndetësisë më në fund duket se janë në pistën e duhur dhe se me të gjitha gjasat e kanë zbuluar origjinën e bakterit vrasës.

Por fjalën e fundit do ta thonë për cdo rast rezultatet e analizave që pritet të dalin të hënën. Sipas Linderman, është identifikuar një produkt i cili është shpërndarë në të gjithë lokalitetet ku janë verifikuar infektime masive me EHEC.

Disa vjet më parë, filizat e sojës kanë qenë shkaktare të një epidemie të ngjashme në Azi. Zyrtarët e Saksonisë së Poshtme po përgatiten të nxjerrin një paralajmërim, ku banorëve do t`u kërkohet të ndërpresin konsumin e këtyre filizave.

Një deklaratë e tillë nuk do të jetë aspak e lehtë për autoritetet gjermane, të cilat në fillimet e shpërthimit të epidemisë, fajësuan trangujt spanjollë për përhapjen e bakterit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA