Afganistan, vritet ushtari i ISAF-it
05/06/2011 11:25
Një ushtar i ISAF-it, nën komandën e NATO-s, ka humbur jetën sot në Afganistan.
Lajmin e bëri të ditur ISAF.
Në një komunikatë sqarohet vetëm se ushtari është vrarë gjatë një sulmi të kryengritësve.
Vetëm në muajin qershor janë 11 personat që kanë humbur jetën në Afganistan në radhët e ushtarëve të huaj.
Top Channel