Tjetër masakër në Siri

04/06/2011 02:25

Të paktën 1 mijë të vdekur dhe mijëra të tjerë të plagosur. Ky është bilanci i trazirave që kanë përfshirë Sirinë që prej mesit të muajit mars.

Shifrat tragjike publikohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, ku shprehet gjithashtu edhe shqetësimi i Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki Mun për përshkallëzimin drastik të dhunës ditët e fundit atje.

Protestat vijuan edhe ditën e premte thuajse në të gjithë vendin, por ato u regjistruan më të përgjakshme në qytetin Hama në veri të Damaskut. Sipas mediave ndërkombëtare në këtë qytet, forcat e sigurisë dhe civilë të armatosur, mbështetës të presidentit Basha al Asad kanë hapur zjarr pa paralajmërim ndaj manifestuesve duke shkaktuar të paktën 50 të vdekur.

Por dëshmitarë të tjerë citohen të kenë thënë se numri i viktimave është të paktën 100 veta.

Top Channel