Pakistan, vritet kreu i degës së Al Kaedës

04/06/2011 13:55

Një avion i telekomanduar amerikan, që ditën e djeshme sulmoi një grup
luftëtarësh rebelë në veri-perëndim të Pakistanit, ka vrarë një lider të
rëndësishëm të degës së Al Kaedës në këtë vend.

Ileyas Kashmiri, 47 vjec, konsiderohej një nga komandantët më aktivë të rrjetit dhe organizator i atentateve të shumta terroriste në Pakistan.

Kashmiri kërkohej nga Shtetet e Bashkuara që kishin ofruar një shpërblim prej 5 milionë dollarësh mbi kokën e tij. Bashkë me të në sulm mbetën të vrarë edhe 9 militantë.

Vrasja e kreut absolut të Al Kaedës, Osama bin Laden, është pasuar nga një ofensivë e ushtrisë amerikane që ka eleminuar krerët e disa prej degëve kryesore të organizatës terroriste.

Top Channel