
Presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh ka transmetuar një mesazh audio, disa orë pasi mbeti i plagosur nga sulmi me artiljeri të rëndë ndaj rezidencës presidenciale.
Saleh tha se ishte mirë dhe i bëri thirrje ushtrisë që të përballet me kundërshtarët tribalë, të cilët i fajësoi për sulmin e së premtes në Sana.
Nga sulmi me artiljeri të rëndë mbetën të vrarë shtatë persona, ndërkohë që u plagosën kryeministri dhe kryetari i Parlamentit.
Sulmi erdhi gjatë luftimeve të vazhdueshme mes trupave ushtarake dhe luftëtarëve tribalë, të cilët janë armatosur për të sfiduar regjimin.
Forcat zyrtare qëlluan shtëpinë e të vëllait të liderit tribal, sheikut Sadeq al Ahmar, kreu i konfederatës së fuqishme fisnore Hashid, që mbështet opozitën.
Top Channel