Dhjetra persona janë vrarë sot në Hama, qytet në veri të Damaskut, nga forcat e sigurisë gjatë manifestimeve kundër regjimit.
Sipas televizionit arab Al Arabiya, që i referohet burimeve të opozitës siriane, viktimat janë 67. Ndërsa sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut, të vrarët deri tani janë 25.
Manifestime kundër regjimit, ku po marrin pjesë mijëra persona, po zhvillohen në të gjithë Sirinë, nga qyteti jugor i Darasë në rajonet veri-lindore me shumicë kurde.
Protesta e sotme ishte organizuar nga opozita për të përkujtuar rreth 30 fëmijë që thuhet se kanë humbur jetën që nga fillimi i rebelimit.
Ndërkohë, ushtria po vazhdon sulmin e saj në qytetin e Rastanit, ku vetëm ditën e djeshme mbetën të vrarë 15 persona.
Top Channel