Ish-kandidati për Shtëpinë e Bardhë, John Edwards është inkriminuar sot nga një trupë gjykuese për përdorim të fondeve të fushatës për të fshehur një marrëdhënie jashtë-martesore.
Hetimi ishte përqendruar në fondet prej 1 milionë dollarësh, të përdorur për të mbuluar lidhjen e Edwards me regjisoren Rielle Hunter.
Kjo e fundit e ndiqte kandidatin kudo për të xhiruar një film mbi të dhe në fund pati edhe një djalë me politikanin.
Zoti Edwards, 57 vjec, ish-senator i Karolinës së Veriut, garoi për demokratët në presidencialet e vitit 2008.
Në janar të vitit 2010, pasi pranoi lidhjen me Hunter, ai u nda nga bashkëshortja Elizabeth Edwards, e cila vdiq rreth një vit më vonë pas një betetje të gjatë me kancerin.
Top Channel