SHBA, frenohet tregu i punës
03/06/2011 19:25
Një ndalim i ashpër dhe i papritur i tregut të punës është regjistruar në muajin maj në Shtetet e Bashkuara, duke bërë që mes amerikanëve të ringjallet frika për një rënie të dytë në recesion.
Sipas mediave amerikane, muajin e kaluar me zor ishin krijuar 54 mijë vende të reja pune, krahasuar me 232 mijë që ishin krijuar një muaj më parë.
Ndërsa shifra e papunësisë është rritur në 9.1 për qind, nga 9% që ishte në prill, duke shënuar nivelin më të lartë të vitit.
Shifra në fjalë ka bërë që të dështojnë parashikimet e analistëve të ekonomisë, të cilët vlerësonin se shifra në fjalë do të binte në kuotën 8.9 për qind.
Top Channel