Kina “sulmon” Gmail
02/06/2011 00:20
Adresat e-mail në Gmail të zyrtarëve dhe funksionarëve të lartë amerikanë dhe të vendeve aziatike aleate të Uashingtonit kanë qenë në shënjestër të sulmeve pirate me origjinë nga Kina.
Mes llogarive të sulmuara janë edhe ato të gazetarëve të njohur dhe të aktivistëve të të drejtave të njeriut që kanë kritikuar shpesh Kinën për politikat e saj në këtë fushë.
Lajmi njoftohet nga Wall Street Journal, sipas të cilës sulmi kishte prejardhjen nga Jinan në Kinë dhe synonte leximin e postës elektronike të të gjitha postave të goditura.
Gmail për sulmin në fjalë ka njoftuar administratën e Shteteve të Bashkuara si dhe personat e prekur nga kjo pirateri, që mendohet se janë disa qindra.
Top Channel