Vajza myslimane vritet me gurë
31/05/2011 15:20
Një vajzë adoleshente myslimane është vrarë duke u goditur me gurë sipas ligjit Sharia pasi kishte marrë pjesë në një konkurs bukurie në Ukrainë.
19-vjeçarja Katya Koren është gjetur e vdekur në një fshat pranë Krimesë, në afërsi të shtëpisë së saj.
Ajo ishte varrosur në një pyll dhe është gjetur 1 javë pas zhdukjes. Policia ka hapur një hetim mbi vdekjen e vajzës dhe mendohet se 3 të rinj muslimanë e kanë vrarë atë duke e justifikuar këtë gjë me ligjet islamike.
Një nga djemtë, 16-vjeçari Bihal Gaziev është arrestuar dhe i ka thënë policisë që Katya kishte thyer Ligjin Sharia.
Top Channel