Gratë amerikane: Duam të bëhemi Navy Seals

31/05/2011 16:50

Në akademinë e marinës së Anapolis, në SHBA, këtë vit 21 për qind e oficerëve të rinj kanë qenë gra. Bëhet fjalë për një shifër rekord.

Pyetjes se “Cfarë doni të bëheni”, shumë prej tyre i janë përgjigjur: “Navy Seals”, grupi i frocave speciale që vrau Osama bin Laden.

Por Pentagoni ka frenuar entuziazmin e tyre. “Mos u ngutni. Kemi rreth 400 gra në radhët e forcave speciale që shërbejnë si njësi mbështetëse. Por t’i kthejmë ato në komando në gjendje të veprojnë si grupi për Bin Laden kërkon shumë kohë”, ka deklaruar Ray Mabus, nënsekretari i Marinës Amerikane.

Por përgjigjia ka irrituar ushtaraket e Anapolis, të cilat janë shprehur: “Gratë përbëjnë 17 për qind të marinës ushtarake. Është koha që Navy Seals të na hapin dyert”.

Për sekretarin e ri të Mbrojtjes, Leon Panetta, që do të marrë detyrën në fund të qershorit, kjo do të jetë një cështje e vështirë për t’u zgjidhur.

Top Channel