Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, Jeffrey Feltman ka deklaruar se
rebelët e Libisë kanë pranuar ftesën për të hapur një zyrë përfaqësuese
në Uashington.
Zoti Feltman është diplomati më i vjetër amerikan që viziton rebelët në atë që de fakto mund të konsiderohet kryeqyteti i tyre, Bengazi.
SHBA kanë insistuar që lideri libik Muammar Gaddafi të tërhiqet, por nga ana tjetër nuk kanë njohur plotësisht grupin e rebelëve.
Vizita po kryhet pak momente pasi avionët e NATO-s realizuan një sulm masiv në kryeqytetin Tripoli, i konsideruar si më i rëndi deri tani.
Autoritetet vendase deklarojnë se nga ky sulm tre persona mbetën të vrarë dhe dhjetra të tjerë të plagosur.
Por NATO thotë se avionët bombarduan një depo makinash ushtarake pranë kompleksit rezidencial të Gaddafi-t, i cili sipas Aleancës është përdorur për të sulmuar civilët.
Top Channel