SHBA-Britani, “partneritet thelbësor”

24/05/2011 12:40

Partneriteti SHBA-Britani është një partneritet “thelbësor” jo vetëm për ne, por për të gjitha vendet e botës.

Kështu kanë deklaruar liderët e dy vendeve, në prag të takimeve që presidenti amerikan Barack Obama do të zhvillojë me Mbretëreshën në Buckingham Palace.

Gjithashtu, Obama do të takohet me kryeministrin David Cameron ditën e mërkurë, ku pritet të diskutojë mbi cështjen e Libisë dhe Lindjes së Mesme.

Zoti Obama mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar një ditë para programit të tij, për të shmangur problemet me hirin vullkanik të lëshuar nga vullkani i Islandës.

Ai fluturoi në Stenstid dhe në Eseks me bashkëshorten e tij Michelle pasi la Republikën e Irlandës, ku dhe nisi turin e tij 1-javor në Evropë.

Cifti presidencial do të pritet me një ceremoni të posacme më vonë, para se të vizitojë Westminister Abbey dhe Downing Street.

Ata do të takohen gjithashtu me ciftin e ri mbretëror, William dhe Kate, të cilët pritet t’i urojnë për martesën e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA