Netanyahu refuzon sërish kufijtë e ’67
24/05/2011 11:20
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka përsëritur këmbënguljen e
tij se për Izraelin nuk mund të ketë kthim në kufijtë e vitit 1967.
Deklaratën e tij të fundit Netanyahu e ka bërë gjatë një fjalimi për lobin pro-izraelit në Shtetet e Bashkuara, në prag të një fajlimi në Kongresin amerikan.
Netanyahu dhe presidenti Barack Obama u përplasën në ditët e fundit lidhur me këtë cështje.
Obama kishte propozuar që kufijtë për shtetin e ardhshëm të Palestinës të bazohen në vijat e vitit 1967, por të modifikuara në mënyrë që të përfshinin edhe shkëmbimet me Izraelin.
Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor, Jeruzalemin Lindor, Rripin e Gazës dhe Lartësirat e Golanit në luftën 6-ditore të 1967-ës.
Top Channel