Kolumbi, sekuestrim rekord kokaine
24/05/2011 11:55
Forcat kolumbiane të sigurisë kanë deklaruar se kanë sekuestruar një sasi rekord kokaine në një anije në portin e Kartagjenës.
Qentë anti-drogë zbuluan praninë e mbi 12 tonelatave drogë të fshehur në një ngarkesë me sheqer bojëkaf, që kishte si destinacion Meksikën.
Sipas autoriteteve, dyshohet se lënda narkotike i përket një nga grupeve kolumbiane më të fuqishme të trafikut të drogës, Rastrojos.
Qentë e policisë përmes nuhatjes së tyre zbuluan ngarkesën që ishte fshehur në hambarin e anijes, që kishte si destinacion Verakruzin, në Meksikë.
Forcat e sigurisë shtojnë më tej se testet në laborator zbuluan se sasia e madhe e broën sugar ishte përzjerë me kokainë.
Top Channel