Hiri i vullkani islandez prek Skocinë

24/05/2011 01:45

Hiri i vullkanit Grimosvotn, që nisi aktivitetin fundjavën që kaloi, ka mbërritur në hapësirën ajrorë britanike.

Ky është alarmi që lëshojnë autoritetet britanike duke saktësuar se janë anuluar të gjitha fluturimet drejt Skocisë, pasi rreziku për motorët e avionëve nga hiri vullkanik është tepër i lartë.

Edhe kompania holandeze, KLM ka anuluar të gjitha fluturimet e saj drejt Skocisë dhe Islandës.

Reja e hirit vullkanik pritej të prekte Britaninë ditën e mërkurë, por një ndryshim në trajektoren e saj, sipas autoriteteve, e coi atë më parë nga c’ishte parashikuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA