Tornado në Missouri, 30 të vdekur

23/05/2011 09:00

Tornadoja në qytetin Joplin në shtetin e Missouri-t në SHBA ka shkaktuar 30 viktima, ndërsa pritet që bilanci të rritet.

Sipas informacioneve të fundit ka patur shkatërrime ndërtesash dhe janë regjistruar edhe disa vatra zjarri të cilat janë vënë nën kontroll nga forcat zjarrfikëse.

Guvernatori i Missouri-t Jay Nixon ka shpallur gjendjen e emergjencës dhe ka kërkuar ndërhyrjen e gardës kombëtare.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama ka shpërndarë një komunikatë ku fillimisht u ka shprehur ngushëllime familjeve të personave të vdekur. Obama ka vlerësuar përpjekjet heroike të grupeve të shpëtimit dhe theksoi se Agjencia Federale për situatën e Emergjencave po punon fort me agjencitë lokale për të përballuar gjendjen e fundit. Presidenti ka theksuar se qeveria federale është gati të ofrojë të gjithë ndihmën e nevojshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA