Lëvizja “Vetëvendosje” ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm,
Bajram Rexhepi, pas dhunës së ushtruar nga Policia e Kosovës, ditë më
parë, mbi aktivistë të kësaj lëvizje.

Protestuesit kishin dalë nëpër rrugë kundër vizitës së kryesuesit të ekipit serb në bisedime, Borisllav Stefanoviç.

Në një konferencë për media, deputetët e kësaj lëvizje, Liburn Aliu dhe Glauk Konjufca, thanë se Ministria e Brendshme nuk është dashur të lejojë vizitën e Stevanoviçit në Prishtinë dhe se njëkohësisht Policia e Kosovës, ka qenë brutale në përdorim të dhunës ndaj aktivistëve të kësaj lëvizje.

Top Channel