Ulje emergjence, shpëtojnë 136 pasagjerët e një avioni

16/05/2011 13:55

Të tmerruar, pasagjerët në bordin e një avioni u mblodhën të luten së
bashku ndërsa avioni me njërin motorr të perfshirë nga flakët, tentonte
një ulje emergjence në Singapor.

Airbus 330, me 136 udhetare ne bord, kishte per destinacion Xhakarten. Pilotet arriten ta ulin me sukses, edhe pse vetem me nje motor ne funksion. Ne bord ndodhej edhe nje fotograf i agjensise se lajmeve Reuters me te shoqen dhe femijet e tij. Ai ka rrefyer me pas sesi avioni nisi te lekundej dhunshem dhe dritat u shuan.

Ne te gjithe mjetin vinte ere e djegur dhe disa, pane zjarr nga njeri krah. Ulja megjithate shkoi pa probleme dhe pasagjeret u evakuuan me shpejtesi, ndersa zjarrfikesit perpiqen te shuanin flaket ne motorin e demtuar. Me te zbritur ne toke, personat ne bord i dhuruan nje duartrokitje kapitenit, bashke me falenderimet e tyre per qetesine me te cilen menaxhoi situaten.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA