SHBA-Pakistan, pakt kundër terrorizmit
16/05/2011 18:30
Kryeministri pakistanez Raza Yousuf Gilani dhe senatori amerikan John Kerry kanë vendosur të vazhdojnë bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane, sipas të cilave vendimi u mor gjatë takimit të zhvilluar sot në Islamabad, ku u diskutua mbi sulmin që coi në vrasjen e Bin Laden.
Pavarësisht marrëveshjes, Gilani ka paralajmëruar SHBA se, aksione të tjera të njëanshme do të dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe.
Autoritetet amerikane nuk informuan ato pakistaneze për operacionin në Abotabad, nga frika e rrjedhjes së informacionit nga këto të fundit.
Shumë politikanë pakistanezë e vlerësuan operacionin e njëanshëm si një shkelje të sovranitetit të vendit të tyre.
Top Channel