Rehn: Projektet e FMN vazhdojnë

16/05/2011 20:55

Bashkimi Europian siguron se skandali i kreut të FMN-së, Dominique Strauss Kahn nuk do të ketë asnjë impakt mbi planet e bllokut për Greqinë dhe Portugalinë.

Një zëdhënës i komisionerit për Cështjet Ekonomike dhe Monetare, Olli Rehn, ka përcjellë në emër të këtij të fundit besimin se do të ketë vazhdimësi të procesit të vendimmarrjes së Fondit Monetar dhe se ai mbetet një institucion i fuqishëm, i aftë të sigurojë vijueshmëri.

Gjithcka është nën kontroll, është shprehur zëdhënësi. Mbi kapitullin e Greqisë, konsultimet vazhdojnë dhe praktikisht po bëhet një vlerësim i përditshëm i situatës.

Edhe për Portugalinë nuk ka asnjë arsye për të dyshuar mbi përpjekjet e ndërmarra për daljen nga vështirësitë, ka shtuar ai.

Por arrestimi i Strauss Kahn pati peshën e vetë në bursat europiane, ku që në fillim të ditës u ndje frika e vonesave në planet e ndërhyrjes për Athinen dhe Lisbonën.

Bursat në Paris, Frankfurt dhe Londër pësuan rënie me përkatësisht 1, 14, 0.71 dhe 0.26%. Monedha e përbashkët mbërriti gjithashtu në nivelin më të ulët të këtyre 7 javëve të fundit përballë dollarit.

Edhe në këtë rast, sipas ekspertëve, luhatjet kanë qenë pasojë e ndikimit të pasigurive që ka shkaktuar dalja nga skena e Strauss Kahn, një nga promovuesit më të fuqishëm të ndërhyrjes, si mënyrë për t’i bërë ballë situatës delikate të borxheve në zonën e euros.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA