“Naqba”, Hezbollah homazh për viktimat

16/05/2011 12:45

Lideri i Lëvizjes Shiite libaneze Hezbollah, Sayyed Hassan Nasrallah i
bën homazh të gjithë viktimave dhe të lënduarve që u regjistruan një
ditë më parë gjatë manifestimeve për kujtimin e “Naqba-s”, në kufi me
Izraelin.

“Duhet të përgëzojmë kurajon e të gjithë atyre që manifestuan një ditë më parë në kufi”, tha Nasrallah.

“Naqba” është dita përkujtimore e palestinezëve që përkon me përvjetorin e eksodit të madh pas krijimit të shtetit të Izraelit.

Në këtë përvjetor ka patur përleshje mes demostruesve palestinezë dhe forcave të sigurisë izraelite në kufirin me Sirinë, Libanin, në Jeruzalem dhe në Rripin e Gazas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA