Libi, NATO sulmon lindjen e Tripolit
16/05/2011 18:45
Sulme të tjera të NATO-s kanë goditur sot periferinë në lindje të Tripolit, ku një impiant radarësh është shkatërruar nga raketat.
Lajmin e bën të ditur agjencia libiane “Jana”, e cila iu referohet disa banorëve të zonës Tajoura, rreth 15 km në lindje të kryeqytetit.
Dëshmitarët thonë se kanë dëgjuar të paktën tre shpërthime të fuqishme, të cilat kanë shkaktuar dëme materiale, ndërsa për viktima ende nuk ka informacione.
Ndërsa burime ushtarake kanë deklaruar se shënjestër e sulmeve ajrore kanë qenë si objekte ushtarake, ashtu edhe civile, dhe se ka pasur viktima nga të dyja krahët.
Top Channel