Kreu i FMN-së para drejtësisë

16/05/2011 12:25

Drejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i akuzuar për përdhunim do të dalë sot para gjykatësve të New York.

Dominique Strauss-Khan, do të dalë para drejtësisë, e cila do të vendosë për procedurat e mëtejshme për cështjen e tij. Mesohet se drejtori i FMN-së do të deklarohet i pafajshëm.

Nderkohë policia e New York ka siguruar leje për të ekzaminuar rrobat e Strauss-Kahn dhe për të verifikuar gjurmë të reja të ADN-së. Drejtori i FMN-së, 62-vjecar, i martuar dhe baba i katër fëmijëve është akuzuar për përdhunim nga kamarierja e një hoteli ku po qëndronte.

Pas arrestimit të kreut të Fondit, priten edhe tronditjet në bursa që do të jenë më të qarta në fund të ditës së sotme.

Top Channel