Kerry në Pakistan, takon kryeministrin

16/05/2011 16:50

Senatori amerikan John Kerry, i cili ndodhet në Pakistan për të diskutuar mbi raportet e tensionuara mes dy vendeve, është takuar me kryeministrin pakistanez Yousuf Raza Gilani.

Bëhet fjalë për takimin e parë të këtij niveli që pas vrasjes së Osama bin Laden nga trupat speciale amerikane dy javë më parë.

Ditën e diel, Kerry u takua me kreun e ushtrisë pakistaneze, gjeneralin Ashfaq Kayani. Sulmi ndaj Bin Laden cënoi edhe më tej marrëdhëniet e brishta mes dy vendeve.

Qeveria pakistaneze është e inatosur për faktin se SHBA nuk e informoi për blicin e 2 majit, që shumë politikanë pakistanezë e vlerësojnë si shkelje të sovranitetit.

Në një komunikatë të lëshuar për mediat nga ushtria pakistaneze thuhet se zoti Kerry është vënë në dijeni për indinjatën e trupave vendase.

Top Channel