Haga kërkon urdhër-arrest për Gaddafi-n

16/05/2011 16:10

Kryeprokurori i gjykatës së Hagës po kërkon të lëshojë një urdhër-arrest ndaj liderit të Libisë Muammar Gaddafi dhe dy bashkëpunëtorëve të tij për krime kundër njerëzimit.

Luis Moreno Ocampo ka dekalruar se koloneli, i biri Saif al Islam dhe shefi i shërbimeve sekrete Abdullah al Sanussi mbajnë përgjegjësinë më të madhe për sulmet ndaj civilëve.

Gjyqtarët e Hagës duhet ende të vendosin nëse ta lëshojnë apo jo urdhër-arrestin, ndërkohë që qeveria libiane ka deklaruar se do ta injorojë atë.

Zëvendësministri i Jashtëm, Khalid Kaim ka deklaruar se Haga është vetëm një “fëmijë” e BE-së, e ngritur për politikanët dhe liderët afrikanë, praktikat e të cilës vihen në dyshim.

“Libia nuk e njeh juridiksionin e saj, ashtu si shumica e vendeve afrikane dhe Shtetet e Bashkuara dhe do të injorojë cdo njoftim të saj”, ka shtuar ai.

Top Channel