Guatemalë, 27 të vrarë nga lufta e drogës

16/05/2011 17:05

Trupat pa kokë të të paktën 25 meshkujve dhe dy femrave janë gjetur në Guatemala, në zonën kufitare me Meksikën.

Trupat u zbuluan në një fermë në provincën e Petenit, 500 kilometra në veri të kryeqytetit guatemalas.

Policia lokale thotë se vrasjet mund të jenë të lidhura me betejën mes bandave të drogës që luftojnë për kontrollin e territorit.

Kartelet meksikane po e transportojnë aktivitetin e tyre në veri të Guatemalës, që është një pikë kyce e tranzitit të drogës nga Amerika e Jugut në Shtetet e Bashkuara.

“Kjo është masakra më e rëndë që kemi parë ndonjëherë në kohët moderne”, ka deklaruar për agjencinë e lajmeve “Reuters”, zëdhënësi i policisë Donald Gonzales.

Top Channel