FMN, Strauss-Khan drejt dorëheqjes

16/05/2011 08:00

Drejtori i Përgjithshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Domenique Strauss-Khan, është pranë dorëheqjes nga detyra e tij.

Kështu shkruan blogu francez Atlantico, sipas të cilit ish-ministri i Financave të Francës duhet të nxitojë për të organizuar mbrojtjen e tij ndaj akuzave për përdhunim.

“Sipas një telegrami diplomatik të dërguar nga Konsullata e Francës në New York, stafi i drejtorit të përgjithshëm të FMN-së duhet të njoftojë dorëheqjen e Strauss-Khan nga kreu i organizatës ndërkombëtare në orët në vazhdim.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA