Lideri i Bashkësisë Demokratike Kroate në BeH, Dragan Covic ka deklaruar se në mandatin e ardhshëm si kryetar i kësaj partie do të kërkojë rindarje territoriale të Bosnje e Hercegovinës.

Në një intervistë për një revistë lokale, Covic ka nënvizuar se plani i tij për këtë rindarje nuk do të rrezikojë Republikën Serbe.

“Për pozitën e RS nuk do të vendos askush, as në Mostar e as në Sarajevë. Përderisa ekziston një qëndrim i qartë i popullit dhe përfaqësuesve serbë, askush nuk do të mund ta rrezikojë RS-në”, ka pohuar Covic.

Ai ka sqaruar se kjo ide i ka ardhur pasi populli kroat nuk ka barazi territoriale në Bosnje e Hercegovinë, ku sipas tij dominojnë serbët dhe boshnjakët.

“Kjo që po ndodh aktualisht tregon se ka persona që mendojnë se jeta politike mund të organizohet në tërësi edhe pa popullin kroat”, ka shtuar Covic.

Top Channel