Angli, alarm për bombë në Londër
16/05/2011 16:25
Një paralajmërim për bombë është sinjalizuar në selinë e policisë së Londrës, kanë bërë të ditur autoritetet lokale.
Sipas burimeve, kërcënimi nuk përmbante detaje mbi vendin ku ndodhej bomba dhe momentin e shpërthimit.
Për të qenë të kujdesshme, autoritetet vendosën mëngjesin e sotëm mbylljen e qarkullimit në qendrat dhe rrugët e Londrës.
Alarmi mendohet të jetë dhënë nga disidentë irlandezë, por niveli i sigurisë për terrorizmin në Irlandën e Veriut nuk ka ndryshuar.
Sipas BBC, alarmi mbërriti në formën e një mesazhi të koduar mbrëmjen e së dielës. Policia metropolitane tha se të gjithë oficerët janë paralajmëruar që të jenë në gatishmëri.
Top Channel