Zvicër, referendumi konfirmon eutanazinë

15/05/2011 16:50

Banorët e kantonit të Zyrihut, që përbën edhe pjesën më të madhe të popullsisë së Zvicrës, votuan kundër heqjes së eutanazisë.

Sipas televizioneve zvicerane, propozimi për ndalimin e eutanazisë ka marrë vetëm 15 përqind të preferencave të elektoratit, ndërsa propozimi për zbatimin e saj vetëm tek shtetasit zviceranë, “për të shmangur turizmin e vdekjes”, mori vetëm 20 përqind.

Cdo vit, mbi 200 persona, nga mbarë bota udhëtojnë drejt Zvicrës për të kryer eutanazinë. Vetëvrasja në shtetin helvet, duke ndihmuar me mjete, por jo në kryerjen e veprimit, është e ligjshme që nga viti 1941.

Sipas medias vendase rreth 1400 persona kryejnë eutanazi cdo vit në Zvicër që përbëjne rreth 2.2 përqind të personave që ndërrojnë jetë brenda 12 muajve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA