Zgjedhje lokale në Itali

15/05/2011 12:30

Gati 13 milionë banorë janë thirrur të votojnë për administratat vendore në 1.300 komuna italiane.

Vëmendja është përqendruar kryesisht në katër qytetet e mëdha: Milano, Bologna, Torino dhe Napoli, sepse rezultatet në to mund të kenë rrjedhoja në ekuilibrin politik kombëtar.Gjithsej do të zgjidhen 11 këshilla të rinj provincash dhe nëse asnjë palë nuk do të marrë shumicën, raundi i dytë i votimeve do të zhvillohet më 29 dhe 30 maj.

Votohet sot deri në orën dhjetë të mbrëmjes dhe ditën e hënë nga ora tetë në orën tre pasdite. Menjëherë do të fillojë numërimi i votave. Në këto zgjedhje ka disa të huaj që kanë marrë nënshtetësinë italiane, kandidatë për këshilltarë komunalë.

Ndër ta është edhe shqiptarja Sonila Kaceli në Bologna. Megjithëse vjen nga mjediset e muzikës, ajo është futur në këto zgjedhje me synimin që t’i japë zë emigrantëve, kulturës dhe aspiratave të tyre.

 

Top Channel