Tunizi, bllokohet anija me 222 klandestinë

15/05/2011 14:05

Rojet bregdetare të ushtrisë tuniziane kanë bllokuar një anije të drejtuar për në Itali me 222 klandestinë libianë në bord.

Anija është bllokuar në portin e Djerbas.

Autoritetet tuniziane kanë ndërhyrë pas lëshimit të alarmit nga ana e klandestinëve, anija e të cilëve po mbytej.

 

Top Channel