Strauss-Khan, FMN nuk komenton arrestimin

15/05/2011 14:15

“Fondi Monetar Ndërokmbëtar mbetet plotësisht funksional dhe operativ.”

Këtë gjë e thekson në një komunikatë drejtorja e marrëdhënieve me jashtë e FMN-së, Karoline Atkinson, duke mos komentuar arrestimin e drejtorit të përgjithshëm, Domenique Strauss-Khan.

“FMN nuk ka asnjë koment mbi këtë çështje. Të gjitha kërkesat duhet t’i drejtohen avokatit personal të Strauss-Khan dhe autoriteteve të New York-ut”, shtoi Atkinson.

 

Top Channel