Spanjë, horror në rrugët e Tenerifes

15/05/2011 17:35

Horror në Spanjë. Një 60 vjecare britanike është ndjekur e më pas është vrarë mizorisht nga një i pastrehë bullgar në qytetin e Tenerifes.

Viktima është identifikuar si Jennifer Mills, e cila kishte kuptuar se po ndiqej nga maniaku 28 vjecar bullgar, Deyan Valentinov e për të gjetur shpëtim u është drejtuar zyrave të një agjencie sigurimi.

Stafi në këtë zyrë pohoi për autoritetet spanjolle se ajo ishte e përlotur dhe e tmerruar dhe doli prej andej pasi rojet e sigurisë kontrolluan rrugët dhe i thanë se gjithcka ishte në rregull.

Fatkeqësisht, pasi doli nga zyra e sigurisë, agresori vazhdoi ta ndjekë për ta arritur në një supermarket. Aty, vrasësi ka goditur disa herë me thikë 60 vjecaren në fyt, duke i prerë më pas kokën. Pas kësaj e ka marrë atë dhe e ka futur në cantë.

Pak minuta më vonë, i gjakosur ai është përplasur me një motor në rrugët e Tenerifes për t’u ndaluar më pas nga forcat e policisë.

Deyanov, sipas autoriteteve spanjolle rezulton me precendtë të mëparshëm paqendrueshmërie psiqike. Autoritetet thanë se ai po mbahet në një spital psikiatrik të sigurisë së lartë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA