Përgjaket “Naqba”, dita e Palestinës

15/05/2011 16:30

Përgjaket “Naqba”, dita përkujtimore e palestinezëve që përkon me përvjetorin e eksodit të madh pas krijimit të shtetit të Izraelit.

Në këtë përvjetor ka patur përleshje mes demostruesve palestinezë dhe forcave të sigurisë izraelite në kufirin me Sirinë, Libanin, në Jeruzalem dhe në Rripin e Gazas.

Televizionet sirane flasin për 4 protestues të vrarë nga forcat izraelit, ndërsa ushtria izraelite raporton 1 të vrarë dhe disa të plagosur. Në kufi me Libanin, burime të pakonfirmuara flasin për viktima, por pa përcaktuar numërin e tyre. Në Jeruzalem disa palestinezë kanë mbetur të plagosur, ndërsa në Rripin e Gazas është regjistruar të pakën 1 viktimë dhe mbi 20 të plagosur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA