Izraeli: Të vendosur të mbrojmë kufijtë

15/05/2011 21:40

Në ditën e përleshjeve të mëdha në përvjetorin e “Naqba”, njohur ndryshe si “Katastrofa” nga ana e palestinezëve, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu shprehu vendosmërinë e shtetit hebre për të mbrojtur, sic tha ai, kufijtë dhe sovranitetin e tij.

“Askush të mos gabojë! Jemi të vendosur për të mbrojtur kufijtë dhe sovranitetin tonë”, tha Netanyahu në një konferencë për mediat në Izrael.

Kryeministri hebre i ka cilësuar përleshjet mes ushtrisë izraelite dhe protestuesve palestinezë që përkujtonin 63 vjetorin e eksodit të madh që solli krijimin i shtetit izraelit në vitin 1948 si të nxituar nga presidenti sirian, Bashar al Assad për të shpërqendruar vëmendjen ndërkombëtare mbi situatën në Siri ku vijojnë protestat popullore kundër regjimit të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA