Trump bojkoton mbledhjen e G20-ës në Afrikën e Jugut: Pronarët e bardhë po vriten e masakrohen, e turpshme që samiti po mbahet atje
Ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj protestuesve në pikat kufitare me territorin palestinez, Sirinë dhe Libanin.
Sipas raportimeve ende të pakonfirmuara, disa persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Në afërsi të Erezit, pikës së kalimit në Gaza, të paktën 45 persona u plagosën. Sot palestinezët po përkujtonin “Nakba-n” apo siç njihet ndryshe “Katastrofa”, kështu e quajnë ata themelimin e shtetit të Izraelit në vitin 1948.
Pas kësaj, qindra mijëra palestinezë u dëbuan nga shtëpitë e tyre. Në Ramallah të Bregut Perëndimor u raportuan përleshje në pikën e kalimit me Jeruzalemin Lindor. Protestuesit palestinezë kanë qëlluar me gurë ushtarët izraelitë të cilët përdorën gazin lotsjellës dhe plumbat e manovrës.
Ushtria izraelite thotë se ka përdorur të tillë plumba edhe në Lartësitë Golan, ndërsa protestuesit u përpoqën të kalonin kufirin.
Raportime të pakonfirmuara thanë se katër persona u vranë dhe 10 u plagosën.
Incidenti ndodhi në afërsi të fshatit Maxhdal Shams. Ushtria libaneze foli për 10 të plagosur në kufi me Izraelin.
Top Channel