Arrestohet Strauss-Khan për dhunë seksuale
15/05/2011 08:00
Domenique Strauss-Khan, drejtori i përgjithshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar, është arrestuar në aeroportin John Fitzgerald Kennedy të New York-ut kur ishte në bordin e një avioni që do nisej për në Paris.
Ai akuzohet për dhunë seksuale ndaj një kamariereje të hotelit Sofitel, në Times Square.
Khan është marrë në pyetje, por sipas zëdhënësit të policisë, deri tani nuk ka asnjë akuzë zyrtare ndaj tij.
Top Channel