SHBA anulojnë “ëndrrën amerikane”

14/05/2011 12:05

Departamenti amerikan i Shtetit u ka kërkuar falje mijëra aspirantëve për emigrantë, që u keqinformuan se do të merrnin vizën për në Shtetet e Bashkuara.

Në një njoftim për shtyp thuhet se, për shkak të një gabimi kompjuterik, rezultatet e llotarisë së 1 majit për kartën jeshile janë shpallur të pavlefshme.

Mbi 22 mijë personave u ishte komunikuar se emrat e tyre ishin zgjedhur, ndërsa tani aplikantëve do t’u duhet të provojnë fatin me 15 milionë të tjerë.

“Na vjen sinqerisht keq për cdo dëmtim apo zhgënjim që ky problem mund t’ju ketë shkaktuar”, thuhet në komunikatën e DASH.

Gabimi kompjuterik tregonte se 90 për qind e fituesve ishin zgjedhur nga dy ditët e para të aplikimit dhe jo nga 30 ditët që zgjat në total procesi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA