Meksikë, pranga kreut të kartelit Sinaloa

14/05/2011 10:55

Martin Beltran Coronel, i njohur ndryshe si “Shqiponja” dhe i dyshuar si kreu i kartelit të fuqishëm e të dhunshëm të drogës Sinaloa, është arrestuar nga ushtria meksikane.

Bëhet fjalë për pasardhësin e Ignacio Coronel, që mbeti i vrarë në një shkëmbim zjarri me policinë korrikun e kaluar. Bashkë me të janë arrestuar edhe tre persona të tjerë.

Sipas një njoftimi të BBC, ushtarakët kanë sekuestruar në strehimin e tij armë, bizhuteri dhe mbi 400 mijë dollarë para të thata.

Beteja mes karteleve të drogës në Meksikë ka shkaktuar në pesë vitet e fundit rreth 30 mijë të vdekur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA