Mal i Zi me rreth 625 mijë banorë
14/05/2011 11:10
Të dhënat e para të procesit të regjistrimit të popullsisë tregojnë se në Mal të Zi jetojnë rreth 625 mijë banorë, ose 5 mijë më shumë se 8 vjet më parë.
Sipas të dhënave, shumica e banorëve, rreth 187 mijë, jetojnë në Podgoricë dhe përbëjnë rreth 30 për qind të popullsisë totale.
Nga krahasimi i të dhënave të sotme me ato të vitit 2003 rezulton se popullsia që jeton në kryeqytet është 50% më e madhe.
Drejtues të institutit malazez të statistikave, MONSTAT, kanë deklaruar se të dhënat përfundimtare mbi procesin e regjistrimit do të publikohen në korrik.
Top Channel