Jep dorëheqjen negociatori për paqen

14/05/2011 09:55

I dërguari i SHBA në bisedimet për paqen në Lindjen e Mesme, George Mitchell ka dhënë dorëheqjen pas dy vjetësh në këtë detyrë.

Lajmin e ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë. Mitchell, një ish-senator dhe komisioner për marrëveshjen e paqes në Irlandën e Veriut, tërhiqet për arsye personale.

Sipas agjencisë “Associated Press”, ai dështoi në përpjekjet për të ulur në tryezën e bisedimeve të paqes Izraelin dhe Palestinën.

Megjithatë, presidenti amerikan Barack Obama ka vlerësuar punën e Mitchell, duke deklaruar se ai ka dhënë një kontribut të “pamasë” në këtë proces.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA