Egjipt, gruaja e Mubarak pëson atak kardiak

14/05/2011 09:30

Bashkëshortja e presidentit të rrëzuar egjiptian Hosni Mubarak ka pësuar një atak kardiak pasi është arrestuar në kuadër të një hetimi për korrupsion.

70-vjecarja ka pasur gjithashtu të lartë presionin e gjakut dhe do të mbahet për 24 orë nën terapi intensive, ka bërë të ditur drejtori i spitalit të Sharm el Sheikh.

Familja Mubarak po përballet me akuzat e drejtësisë egjiptiane për përfitime financiare në mënyrë ilegale.

Vetë zoti Mubarak, i cili u tërhoq nga pushteti në muajin shkurt, pësoi një atak kardiak kur u mor për herë të parë në pyetje në muajin prill.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA