Lideri i serbëve të Bosnjes ka anuluar referendumin që do të sfidonte gjykatat e vendit dhe mbikëqyrjen e të dërguarit të OKB-së mbi institucionet.

Milorad Dodik i ka thënë baroneshës Catherine Ashton se është i kënaqur me garancinë e saj për rishikimin e sistemit gjyqësor të Bosnjes.

Dodik akuzon gjykatën për krime lufte në Bosnje për anësi ndaj serbëve dhe ka kritikuar të dërguarin e OKB-së, që ka kompetenca për shkarkimin e zyrtarëve vendas.

Bosnja mbetet etnikisht e ndarë. Marrëveshja e Dejtonit, që i dha fund luftës së viteve 1993-95, krijoi dy etni autonome, Republikën Serbe dhe Federatën Kroato-Boshnjake.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA